Pse hidhen kaq shumë para në fushata? Biba: Partitë sigurojnë vota me show

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 21:24 | Politikë
Pse hidhen kaq shumë para në fushata? Biba: Partitë

Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Denar Biba, deklaroi se për një vend të varfër si Shqipëria, shpenzimi elektoral është i tepruar.

Sipas Bibës, partitë nuk e marrin vëmendjen përmes programeve por aktiviteteve që ngjajnë si show.

“Demokracia sa vjen e bëhet më e shtrenjtë, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Këto zyrat, aktivitetet, mitingjet, financimet e ndryshme të takimeve elektorale, kafetë e vogla, karburanti e kështu me radhë kushtojnë.

Kushtojnë edhe më tepër në vende ku programet nuk janë të dorës së parë, dhe nuk janë ato përmes të cilave partitë dominojnë dhe sigurojnë vëmendjen dhe më pas votën e qytetarëve.

Por përmes aktiviteteve të këtyre llojeve, gjysmë shoë, gjysmë politik. Ka filluar shumë ti ngjajë dinamika ë procesit parazgjedhor shumë ti ngjajë atij të SHBA-së, duke qënë se së ka një dallim midis mënyrës si bëhët fushatë apo si bëhet në Shqipëri apo Amerikë.

Një vend i varfër si Shqipëria duket sikur e ka të tepruar gjithë këtë shpenzim elektoral. Ka disbalancë midis programeve anemike dhe fushatave vitale.”, u shpreh Denar Biba, ish-kreu i KQZ në A2 Businnes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos