
Komisioni Rregullator pranë KQZ kërkon që rezultati i zgjedhjeve të dalë në orën 8:00 të datës 26 prill. Ky rezultat duhet të dalë brenda këtij orari vetëm për KZAZ numër 40 në Tiranë në të cilën aplikohet votimi dhe numërimi elektronik.
Në mbledhjen e Komisionit, anëtari Ares Çela propozoi që afati për nxjerrjen e rezultatit të ngushtohet me 16 orë, nga ora 24:00 e datës 26 prill që ishte propozimi fillestar.
Ky vendim i Rregullatorit duket se ka vënë në vështirësi edhe komisionerët e partive ne KZAZ e tjera të vendit në të cilat nuk do të implementohet kjo lloj teknologjie pasi do të duhet të ndjekin ritmin e kolegëve të tyre.
Ilirjan Celibashi, më parë, është shprehur se fituesi i zgjedhjeve do të mësohet brenda 72 orë pas votimeve. (A2 Televizion)