Ish-ministri Lleshaj në A2: Opozita aktuale ka shkaktuar drama të mëdha në historinë e Shqipërisë

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 21:05 | Politikë
Ish-ministri Lleshaj në A2: Opozita aktuale ka shkaktuar drama të

“Nuk shoh shumë zhvillime politike, shoh sforcime politike, por jo zhvillime të vërteta. Ka sforcime për të krijuar artificialisht një frymë e cila duket që mungon, sidomos në radhët e opozitës. Në mungesë të frymës, përpjekjen për të krijuar artificialisht lajm, aty ku unë nuk shoh lajm”.

Kështu u shpreh në A2 ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj teksa komentoi foli për zhvillimet më të fundit politike në vend.

“Mazhoranca ka një bilanc mjaft pozitiv”

“Mazhoranca shkon në zgjedhje për t’u gjykuar nga qytetarët për ato që ka bërë. Kjo mazhorancë ka një bilanc të rëndësishëm, mjaft pozitiv, sidomos në mandatin e dytë, i cili u këput në mes nga tërmeti dhe pandemia. Menaxhimi i këtij mandati në këto kushte është bilanci kryesor me të cilin qeveria shkon në zgjedhje, përveç kësaj kanë vijuar edhe shumë reforma. Testi më i mirë për një ekip qeverisës është përballimi i krizave. Në këto dy kriza, qeveria ka dëshmuar kapacitetin e saj. Ka pasur një impenjim të madh”.

“Opozita vjen me të njëjtën ofertë si para 8 viteve”

“Po të shohim opozitën jemi në një situatë të pazakontë, historike. Opozita vjen pas 8 vjetësh me të njëjtën ofertë si para 8 viteve, me të njëjtët njerëz dhe qasje. Para 8 viteve, kjo opozitë u premtoi qytetarëve republikën e re, një nocion absurd. Në mandatin e dytë arriti kulmin kur bojkotoi sistemin dhe doli nga roli i saj. 2019 ishte një vit dhune ndaj institucioneve të vendit. Sot, vjen me të njëjtin kast, me të njëjtën qasje dhe figura. Të mos harrojmë se në CV-në e kësaj opozite janë disa drama të mëdha në historinë e re të Shqipërisë, nga ekonomia në siguri. Kjo është arsyeja që unë e shoh pa asnjë lloj sigurie premtimin elektoral”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/O2ErmSb8aF8

A2 CNN Livestream

Latest Videos