
Sot, ish-Miss Shqipëria 2000, Elisabeta Gjonpali, zotëron një sipërmarrje në fushën e kujdesit të shëndetit mendor dhe atij fizik. Fillesat e biznesit të pazakontë, i cili lindi gjatë periudhës së pandemisë, i kujton mjaft mirë, veçanërisht skepticizmin që shpesh shoqëron ato që në gjuhën popullore i quajmë “biznesmene”.
“Jemi pak shoqëri patriarkale dhe has në këto rezistenca ndaj gruas. Kisha nga këto ngacmime le të themi”, tregon Gjonpali.
Si një treg i ri e i ashpër me vizion të ngushtë, sipërmarrësja e re u desh të përballej edhe me dyshimet e vetë atyre, pjesa më e madhe të cilëve më pas u shndërruan në klientë.
Sistemi bankar gjithashtu shpesh kthehet në pengesë për gratë sipërmarrëse, duke mos lejuar investimin apo penguar zgjerimin e tij.
Nga viti në vit, numri i bizneseve të drejtuara nga gra në vend po bie. Nga gati 42 mijë të tilla në 2018-n, numri ra në më pak se 37 mijë vitin e shkuar. Arsyet në rrudhjen e numrit të sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë janë disa. Ato lidhen me financimin e kufizuar, pabarazinë gjinore, mosbalancim të përgjegjësive, njohuritë e kufizuara apo mjedisin e pa-vaforshëm për biznes. (A2 Televizion)