
Një sërë përpjekjesh pa rezultat janë bërë në vite për të përcaktuar dhe vendosur me ligj minimumin jetik. E fundit vjen nga Organizata Politika e cila dorëzoi të premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 21 mijë firma të mbledhura nga qytetarët.
Ekspertët tregojnë arsyet se pse kjo normë nuk po miratohet dhe cilat do të ishin efektet e saj.
“Shqipëria është aktualisht ndër të paktat vende në Rajon, Europë e madje më gjerë në botë që ende nuk e ka të përcaktuar minimumin jetik. Po çfarë është minimum jetik dhe si do të ndikonte miratimi i tij për buxhetin e shtetit, pensionet, ndihmën ekonomike apo asistencën sociale? Minimumi jetik është një vlerë që ka ardhur si rezultat e përllogaritjeve mujore të nevojshme të individëve. Nëse do të përcaktohet minimumi jetik, pensionet, ndihma ekonomike dhe ajo sociale nuk mund të jenë më të ulëta se ai.”
Teuta Nunaj
Deri më tani, sipas përcaktimeve nga Banka Botërore, minimumi jetik është përllogaritur në 5.5 dollarë në ditë, por me rritjen e çmimeve ky tregues është indeksuar me 21 për qind duke e çuar atë në 6.85 dollarë në ditë.
“Është një vlerë që vjen në koherencë me zhvillimet në rritjen e çmimeve. Kjo do të thotë se dhe Shqipëria duhet të reflektojë këto vendime në politikat e veta”.
Teuta Nunaj
Ndër vite janë bërë disa përpjekje për përcaktimin e minimumit jetik me ligj, por asnjë prej tyre nuk ka pasur rezultat. E fundit vjen nga Organizata Politika e cila dorëzoi të premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 21 mijë firma të mbledhura nga qytetarët.
“Kemi depozituar mbi 21 mijë nënshkrime pranë Komisionit Zgjedhur të Zgjedhjeve për nismën ligjvënëse nga qytetarët, për përcaktimin e minimumit jetik me ligj. 21 mijë nënshkrime janë mbledhur në kohë rekord, brenda 2 muajsh. Duhet përcaktuar një herë e mirë formula e minimumit jetik që më pas në varësi të inflacionit, rritjes së çmimeve, të rritet dhe vlera e minimumit jetik.”
Vitori Çipi, Organizata Politike
Vitin e shkuar Avokati i Popullit përllogariti se për të jetuar me dinjitet, një shqiptari i duhen 17 mijë e 875 lekë në muaj. (printscreen) Kjo vlerë është 9,9% më e lartë sesa pensioni minimal për zonat urbane, 37,5 % më e lartë se pagesa e papunësisë dhe rreth 3 herë më e lartë se ndihma ekonomike. (A2 Televizion)