
Ndërron jetë në gjykatë ish presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi. Ngjarja shokuese është konfirmuar nga televizioni shtetëror që citon zyrtarë të lartë të vendit.
Ish presidenti 67-vjeçar ra pa ndjenja pasi dëshmoi lidhur me akuzën për spiunazh. Menjëherë ish presidenti u dërgua në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.
Morsi ishte lideri i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike. Në vitin 2013, ai u rrëzua nga pushteti pas protestave masive që përfshinë vendin. Që prej asaj kohe, Morsi qëndroi në paraburgim, pasi ndaj tij rëndojnë akuza të shumta. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen. (A2 Televizion)