Në prag të finales së Conference League mes Feyenoord dhe Romës, Edmond Dosti, ish-sulmues i Partizanit, tregon përballjen e vitit 1991 me holandezët, në Kupën e Kupave. “Luanim me gjigantët e Feyenoord, ku 7 lojtarë ishin pjesëtarë të kombëtares së Holandës. Në minutën e 88-të kam pas një rast që, po të shënoja, besoj do të ishim kualifikuar. Është pengu im, ku ma përmendin edhe sot. Deri në atë moment ishim 0-0. Direkt pas rastit tim, ata shënuan dhe fituan 1-0”, tha Dosti në Ditarin e A2 CNN. (A2 Televizion)
Ish-sulmuesi i Partizanit, Dosti: Kundër Feyenoord humba një rast të artë, më ka mbetur peng edhe sot
