Ish-ylli 25-vjeçar i Tottenham vdes tragjikisht në një aksident me anije në Florida

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 21:39 | Futboll

Ish-ylli i Tottenham-it, Anton Walkes, ka vdekur në moshën 25-vjeçare në një aksident me anije në Miami. Futbollisti, i cili mësohet se është baba i një fëmije, u përfshi në një aksident në jug të Floridas pasditen e së mërkurës.

Ai u gjet pa ndjenja pas përplasjes tronditëse mes dy varkave, ndërsa u dërgua më pas në një spital lokal, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Homazhet erdhën nga e gjithë bota e futbollit pas lajmit tragjik.

"Të gjithë në Tepper Sports & Entertainment janë të shkatërruar nga vdekja tragjike e Anton Walkes. Ai ishte një djalë, baba, partner dhe shok ekipi i jashtëzakonshëm, qasja e gëzuar e të cilit ndaj jetës preku të gjithë ata që takoi. Anton i bëri ata që e rrethonin njerëz më të mirë në të gjitha fushat e jetës dhe përfaqësoi Charlotte FC me standardet më të larta si brenda dhe jashtë fushës. Ai do t'i mungojë shumë njerëzve dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e Antonit gjatë kësaj periudhe të rëndë. Klubi ofron mbështetjen e tij të plotë për të gjithë ata që janë prekur gjatë kësaj periudhe zie."

Pronari i Charlotte FC David Tepper

"Nuk ka fjalë për të përshkruar pikëllimin e të gjithëve në Major League Soccer sot pasi mësoi për vdekjen tragjike të Anton Walkes të Charlotte FC. Anton ishte një lojtar i talentuar dhe i përkushtuar, i cili ishte i dashur nga bashkë lojtarët dhe tifozët e tij. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për partnerin e tij, familjen, miqtë dhe gjithë familjen e Charlotte FC.”

Major League Soccer

Walkes e filloi karrierën e tij me Spurs në vitin 2013. Ai bëri një paraqitje të vetme për klubin londinez në Kupën e Ligës gjatë sezonit 2016-17.

Ai vazhdoi të luante për Portsmouth si huazim, përpara se të bënte një lëvizje të përhershme dhe të kalonte dy vjet në klub. Walkes bëri 66 paraqitje për skuadrën e Bregut të Jugut.

Londinezi më pas iu bashkua Atlanta United në MLS përpara se të shkonte në Charlotte FC.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjojmë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit, Anton Walkes. Mendimet e të gjithëve në Klub janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tepër të trishtuar”.

Tottenham në Twitter

"U preftë në paqe Anton. Mendimet e të gjithë ne janë me të dashurit e tij." (A2 Televizion)

Arsenal

A2 CNN Livestream

Latest Videos