Bayern siguron portierin e ri, e hedh në fushë që të premten

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 17:03 | Futboll
Bayern siguron portierin e ri, e hedh në fushë që të premten

Bayern Munchen njofton se ka nënshkruar një kontratë me portierin Yann Sommer nga Borussia Moenchengladbach, për të zëvendësuar Manuel Neurin e dëmtuar.

34-vjeçari zviceran arriti një marrëveshje 3 vjeçare me kampionët në fuqi të Gjermanisë duke i dhënë fund një prej urgjencave më të rëndësishme që Bayern kishte në këtë merkato.

Sipas mediave gjermane, i gjithë operacioni i transfertës përfundoi me 8 milionë euro në tavolinë.

“Yann Sommer është një përforcim me vlerë pasi ai ka eksperiencë ndërkombëtare si dhe e njeh shumë mirë Bundesligën prej vitesh”, u shpreh drejtori ekzekutiv i bavarezëve, Oliver Kahn.

Sommer do të jetë në dispozicion të trajnerit Nagelsmann që ditën e premte, ku Bayern do të përballet me Leipzig. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos