
Novak Djokovic u ankua te arbitri i ndeshjes për një nga tifozët e pranishëm në ndeshjen e tenistit serb ndaj francezit Enzo Couacaud, në raundin e dytë të Australian Open.
“Është i dehur, e ka humbur kontrollin fare”, u dëgjua t’i thonte arbitrit fituesi i 21 Grand Slam-eve.
“Ka që në fillim të ndeshjes që më provokon. Nuk ka ardhur këtu për të parë tenis, ka ardhur për të më ngacmuar. A ke ndërmend të bësh diçka për këtë? Nxirre jashtë”, shtoi Djokovic.
Menjëherë pas ankesës, punonjësit e sigurisë nxorën jashtë disa tifozë që kishin veshur bluza me vija të kuqe e të bardha. (A2 Televizion)