Ish-zëvendësministëri i Financave: Qeveria nuk po bën bamirësi, por ka detyrim ligjor të ndihmojë

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 14:52 | Ekonomi
Ish-zëvendësministëri i Financave: Qeveria nuk po bën

Alfred Rrushaj, ish-zëvendësministër i Financave në qeverinë e Partisë Demokratike, e cila po flet gjithnjë e më shumë për rrezikun e pandemisë ekonomike në vend.

Ish-zëvendësministri theksoi se qeveria e ka detyrim kushtetues të paguajë çdo humbje në këtë situatë. Sipas tij, deri tani janë paguar vetëm 35 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Një fakt shumë i rëndësishëm po anashkalohet çdo ditë e më shumë. Duket se qytetarët dhe bizneset po përfitojnë nga bamirësia e qeverisë, sikur është një OJF që po u jep gjithmonë e më tepër ndihma. Por, Kushtetuta në mënyrë të drejtpërdrejtë parashikon detyrimin e qeverisë që të kompensojë një më një çdo dëm dhe çdo humbje. Retorika politike që jemi në gjendje lufte, justifikon pamundësinë për të dhënë detyrimin që qeveria duhet të japë. Janë vetëm 35 mln euro që janë paguar deri tani nga buxheti i shtetit. Kjo është shumë pak nga qindra milionë që llogaritet dëmi. Qeveria ka detyrim të na kthejë mbrapsht kontributin tonë ndër vite. Kushtetuta ka 3 lloj gjendjesh. Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila është e lidhur me disa masa të caktuara dhe dëmin që duhet të paguajë. Edhe pse është shpallur kjo gjendje, flitet për gjendjen e luftës, por nuk është shpallur gjendja e luftës, por ajo e fatkeqësisë natyrore”.

Sa iu përket kredisë sovrane, Rrushaj theksoi se jo vetëm që nuk po paguhet ajo çfarë është detyrim, por përkundrazi po i shtohet barra biznesit, pasi këto lekë duhet të dalin nga të ardhurat e biznesit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos