Ish-zëvendësministri: Bashkitë në gjendjen më të rëndë financiare

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 22:46 | Ekonomi
Ish-zëvendësministri: Bashkitë në gjendjen më të

Ish-zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, teksa ishte i ftuar në A2 Business, foli për shpërndarjen 1 miliard lekëve për bashkitë me transfertë speciale për të shlyer borxhe, u shpreh se kjo tregon se bashkitë janë në vështirësi serioze financiare.

“Pas kësaj vendimmarrje ka arsye që ne nuk i dimë, mund të jenë elektorale, teknike, por ne nuk mund t’i gjykojmë. Unë do të thosha që qeveria qendrore i jep financim për të shlyer detyrimet e prapambetura vetëm në rastet kur bashkitë janë në vështirësi serioze financiare.

Kjo është kategoria më e rëndë e gjendjes financiare të pushtetit vendor. Kjo do të thotë që ato kanë plotësuar kushtet, i cili është se detyrimet e tyre duhet të jenë mbi 30 ditë me vonesë dhe duhet të jenë 80përqind të totalit të shpenzimeve vjetore të buxhetuara. Nëse këto bashki i kanë plotësuar këto kushte, unë nuk e di, por ky financim jepet vetëm në këto raste”, tha Haxhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos