Të vetëm përballë krizës, arka e shtetit fryhet por ndihma për qytetarët shkurtohet

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 16:46 | Ekonomi
Të vetëm përballë krizës, arka e shtetit fryhet por

Buxheti i shtetit për vitin 2022 u rrit me 5 miliardë lekë, duke arritur në 581,8 miliardë lekë, apo gati 5 miliard euro.

Fryrja është ndjeshëm mbi parashikimet më optimiste të qeverisë, por nga po vijnë këto para?

Ndonëse këto para në arkën e shtetit vijnë nga shtrenjtimi i vazhdueshëm i jetesës së qytetarëve, ndihma për ta, për të përballuar krizën është reduktuar sipas aktit normativ me 1.88 miliardë lekë.

Fondet shtesë, sipas ekspertit të ekonomisë Klodian Muço mund të ishin shfrytëzuar për të ndihmuar shtresat në nevojë, për të reduktuar borxhin publik, dhe për të ndihmuar bizneset në rritjen e punësimit.

Edhe të ardhmen e afërt, Muço e sheh me skepticizëm pasi përkundrejt çdo paralajmërimi për rritje çmimesh dhe inflacion të lartë, paketa fiskale për vitin 2023 nuk i lehtëson as qytetarët, e as bizneset.

Bazuar mbi të dhënat zyrtare të INSTAT, jetesa në vendin tonë është shtrenjtuar me së paku7 mijë lekë në muaj. Kjo është shuma që i duhet çdo familjeje për të konsumuar të njëjtën sasi produktesh si një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos