Rritja e çmimeve në Kosovë, Kurti bën thirrje për qetësi: Po përgatisim paketë ndihme

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 16:37 | Kosova
Rritja e çmimeve në Kosovë, Kurti bën thirrje për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagon lidhur me rritjen e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera.

Duke kërkuar mirëkuptim dhe durim nga qytetarët, paralajmëroi një paketë ndihme dhe adresoi sulmet në drejtim të qeverisë.

“Paniku dhe pritjet se do të ketë rritje çmimesh, ndikojnë në blerje të shtyra nga frika, gjë që pastaj rezulton në mungesë të produkteve në rafte, e rrjedhimisht edhe në ngritje të mëtejshme të çmimeve”, shkruan ai në Facebook.

Gjithashtu sqaroi se kjo rritje çmimesh vjen si rezultat i katër faktorëve: i shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen përfitues të krizave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos