ISHP nxjerr analizat, uji nuk është shkaktar i helmimit në Bulqizë

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 21:48 | Sociale
ISHP nxjerr analizat, uji nuk është shkaktar i helmimit në

Prej dhjetë ditësh banorët e Bulqizës nuk  konsumojnë ujin e çezmës nga frika e ndonjë helmimi tjetër, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik nxjerr rezultatet e analizave.

https://a2news.com/2019/05/07/a2cnn-vezhgim-ne-bulqize-frika-nga-helmimi-banoret-nuk-konsumojne-ujin-e-pijshem/

Pas dërgimit të përgjigjeve zyrtare të analizave, drejtoria e shëndetit publik në Bulqizë pritet të dalë me një vendim të dytë, pas atij për ndalimin e konsumimit të ujit.

 Hetimi për helmimin masiv të 150 banorëve të lagjes së vjetër të Bulqizës u shtri edhe në elemente të tjerë, si tek pesticidet e palara mirë në fruta-perime apo ndonjë problem të mundshëm higjeno-sanitar në furrat e bukës së kësaj zone.  Përgjigjet për këto analiza ende nuk kanë dalë dhe arsyeja e helmimit mbetet ende mister. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos