Ishte i pranishëm në kuvend, Shano: Berisha nuk e drejton dot PD

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 15:40 | Politikë
Ishte i pranishëm në kuvend, Shano: Berisha nuk e drejton dot PD

Dritan Shano, anëtar i Partisë Demokratike, i cili ishte i pranishëm në kuvendin kombëtar të kësaj të shtune, tha se pavarësisht entuziazmit të krijuar, është e pamundur që në krye të PD të rikthehet zoti Berisha.

“Nuk mund të drejtohet një forcë politike nga një person i shpallur “non grata”, pavarësisht arsyet. Për këtë ka një proces gjyqësor i nisur nga vetë Berisha. Por ajo që i është ngarkuar mbiu shpatulla zotit Berisha nuk ka pse t’i jepet si karamele që të mbahet në xhep anëtarëve të PD”, tha Shano në studion e A2 CNN.

Ai vlerësoi punimet e kuvendit, duke vlerësuar ndryshimin statutor që kufizon mandatin e kryetarit dhe futjen e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për deputet. “Kuvendi i sotëm, ku ishin të pranishëm 4935 delegatë, është ngjarje e jashtëzakonshme për politikën shqiptare, dhe mbi të gjitha shpresoj që pesha e tyre do të kuptohet kur të ketë konfronte elektorale. Por ama sot, për herë të parë mbi 4000 njerëz mbledhin kuvendin, dikush është bërë sebep nuk diskutohet, por ata arsyetojnë me mendjen e vet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos