Ishulli heq kufizimet e koronavirusit, banorët nisin festën dhe dynden në klube nate

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 20:01 | Bota

Banorët e Ishullit Man janë dyndur nëpër klube nate dhe dyqane pasi të gjitha kufizimet e bllokimit u hoqën sot. Baret dhe pubet hapën dyert e tyre një minutë pas mesnatës mbrëmë ndërsa dyqanet dhe restorantet ishin të hapura sot.

Banorët e ishullit me 85 mijë banorë nuk do të mbajnë me maska, shkollat do të rihapen dhe jeta do t'i rikthehet deri diku normalitetit. Qeveria vendase ka ndërmarrë vendimin për heqjen e kufizimeve pasi regjistroi vetëm 15 raste aktive.

Në ishull ka filluar shpërndarja e vaksinave dhe ministri i shëndetësisë David Ashford tha se të gjithë banorët do të vaksinohen deri në fund të shtatorit.

Ishulli i Manit është një territor vetëqeverisës, i vendosur në Detin Irlandez midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos