Aksident i frikshëm, ish-portieri i Napolit dhe Romës në terapi intensive

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 14:58 | Futboll
Aksident i frikshëm, ish-portieri i Napolit dhe Romës në terapi

Një aksident i frikshëm për pak sa nuk i ka kushtuar jetën ish-portierit të Udineses, Napolit dhe Romës, Morgan De Sanctis.  

43-vjeçari, që aktualisht mban një rol drejtues te Roma, gjendet në terapi intensive pas një aksidenti të ndodhur gjatë natës, me dinamika ende të paqarta. Ish-futbollisti nuk është në rrezik për jetën, por i është hequr shpretka dhe ka disa brinjë të thyer.   

De Sanctis ka pasur një karrierë të pasur, ku shënohet edhe fitorja e një kampionati me Juventusin në vitin 1997 si rezervë, dhe një Kupë të Italisë si protagonist me Napolin në 2011-2012. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos