Itali, 195 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 18:09 | Bota
Itali, 195 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Në Itali janë regjistruar 195 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në mbi 29 000 numrin total të viktimave.

Ndërkohë, rastet e reja me Covid-19 në vendin fqinj janë 1221.

Sot, pas më shumë se dy muajsh karantinë të përforcuar, italianët filluan të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.

Sipas vlerësimeve më shumë se 4 milionë persona do të kenë mundësinë nga kjo e hënë të rikthehen në vendet e punës.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duart tona”, u shpreh kreu i qeverisë.

Një goditje të rëndë nga kjo pandemi pësoi dhe ekonomia e vendit. Sipas ekspertëve ajo parashikohet të ketë një kontraktim prej 9% gjatë këtij viti, gjë që do të lërë një shenjë të madhe.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos