Itali, bilanci më i rëndë pas përfundimit të karantinës

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 17:42 | Bota
Itali, bilanci më i rëndë pas përfundimit të

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lavdëruar publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muajt e fundit, bilanci në vendin fqinj po kthehet sërish në rritje, edhe pse graduale dhe më e kufizuar se ajo e Francës dhe Spanjës.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 1912 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1786. Shifra përfaqëson të dhënat më të larta pas përfundimit të “lockdown”, karantinës totale. Ndërkohë, viktimat e sotme janë 20, tre më pak se dita e djeshme.

Rajoni më i goditur është sërish Lombardia me 277 raste, ndjekur nga Kampania me 253 dhe Lacio me 230. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos