
Lajm i keq për Italinë, Lorenzo Pellegrini ka pësuar dëmtim një ditë në prag të fillimit të EURO 2020 dhe debutimit të tij kundër Turqisë.
Në orët në vazhdim mesfushori i Romës do të marrë përgjigjet për të kuptuar shkallën e dëmtimit, ndërkohë Gaetano Castovilli do të bashkohet me kombëtaren sepse nëse Pellegrini nuk do të jetë i gatshëm, ai do të zërë vendin e tij për Kampionatin Europian. (A2 Televizion)