
Bilanci i sotëm italian flet për 541 viktima, një rritje domethënëse nga dita e kaluar, kur ishin 420. Në rritje edhe të infektuarit e rinj, 10593 kundër 8561 të 24 orëve më parë.
Lajmi i mirë vjen gjithsesi nga raporti i testimeve me rastet pozitive, që nga 5.9% i djeshëm është ulur në 4.1%, ndërkohë që janë në rënie edhe shtrimet në spital dhe terapitë intensive.
Lombardia, edhe pse ka kaluar në një nivel më poshtë se ai i kuq që parashikon kufizimet maksimale, sërish mbetet rajoni më i goditur italian, me më shumë se 1200 të infektuar ditorë. Ndërkohë autoritetet mjekësore kanë bërë të ditur se numri i mjekëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në vend është 302. (A2 Televizion)