Italia e gjitha zonë e kuqe, Conte ndal edhe sportin

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 22:11 | Sporte të tjera
Italia e gjitha zonë e kuqe, Conte ndal edhe sportin

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, njoftoi të hënën në mbrëmje se qeveria italiane ka vendosur që të pezullojë çdo aktivitet sportiv.

“Nuk mund të lejojmë që të luhen as ndeshjet e futbollit. Më vjen keq, por tifozët duhet ta kuptojnë situatën. Edhe palestrat që shërbejnë për zhvillimin e aktiviteteve sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura”, deklaroi Conte.

Sporti italian do të qëndrojë pezull deri më datën 3 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos