Liga Ballkanike, fitorja e tretë për Vllazninë, “play off”-i i hapur

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 15:18 | Sporte të tjera
Liga Ballkanike, fitorja e tretë për Vllazninë, “play

Tjetër sukses për Vllazninë e basketbollit në Ligën Ballkanike.

Skuadra shkodrane arriti fitoren e tretë radhazi dhe këtë e bëri duke mposhtur rivalët e Ibar, në transfertën e Malit të Zi.

Vllaznia përmbysi rezultatin në periudhën e dytë të ndeshjes dhe arriti të ruajë avantazhin deri në fund, duke marrë një fitore në shifrat e thella 66-82.

"Kuqeblutë" e gjejnë veten në vendin e tretë të renditjes me 14 pikë, po aq sa Peja e vendit të dytë dhe vetëm 1 pikë më pak se Akademik Bulteks që kryeson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos