
Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (CONI) ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet sportive në Itali deri në 3 prill.
CONI ka kërkuar nga qeveria që të nxjerrë një dekret për këtë gjë.
Në komunikatë, CONI sqaron se ky vendim nuk ndikon kompeticionet ndërkombëtare, si për klube, ashtu edhe për kombëtare, pasi ato nuk janë në juridiksionin e komitetit dhe rrjedhimisht nuk mund të ndikohen nga ky vendim. (A2 Televizion)