
Një lajm i mirë për situatën nga koronavirusi vjen nga Kina dhe pikërisht nga qyteti i Wuhan-it, i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes së virusit të ri vdekjeprurës.
Presidenti kinez, Xi Jinping zhvilloi një vizitë në këtë qytet, e para që nga shpërthimi i epidemisë, dhe që atje dha lajmin e shumëpritur se “fitorja kundër koronavirusit është pranë”.
“Lufta kundër koronavirusit vazhdon, por fitorja është pranë. Kjo është një fitore për Ëuhan, një fitore për Hubein dhe mbarë Kinën”, u shpreh Xi Jinping.
Autoritetet shëndetësore bën me dije se numri i të prekurve të rinj në Ëuhan u ul në 40 në ditën e fundit dhe 4 prej tyre sapo ishin kthyer nga Irani. (A2 Televizion)