Italianët me koronavirus dërgohen në spitalet gjermane

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 16:11 | Bota
Italianët me koronavirus dërgohen në spitalet gjermane

Pacientë të prekur nga koronavirusi në Itali po zhvendosen në spitale gjermane, në atë që ministri i jashtëm Heiko Mass e quan shenjë të solidaritetit evropian.

Spitale me kapacitete shtesë do të pranojnë të paktën 47 persona në gjendje të rëndë, disa prej të cilëve në Dresden. Grupi i parë prej 6 pacientësh italianë mbërriti në aeroportin e Lajpcigut të martën. Sistemi shëndetësor në Itali është pranë kolapsit, ndërsa numri i të infektuarve i ka tejkaluar kapacitetet e spitaleve në veriun e prekur më rëndë.

Në listën e gjatë të të sëmurëve janë edhe shumë punonjës të shëndetësisë ndërsa 44 mjekë italianë raportohet të kenë humbur betejën me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos