Boris Johnson me koronavirus

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 12:27 | Bota
Boris Johnson me koronavirus

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka informuar publikun se është prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina që ka infektuar mijëra persona dhe iu ka marrë jetën qindra të tjerëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Johnson shkruan se “Në 24 orët e fundit shfaqa simptoma të virusit dhe pasi bëra testin rezultova pozitiv”.

Johnson shton se është vetizoluar dhe se do të vijojë të drejtojë qeverinë pëmes video-konferencave, ashtu siç është bërë dhe në ditët e fundit.

Megjithatë pas publikimit të këtij lajmi, një pyetje është përsëritur në mendjet e qindra personave në Britani. Nga kush mund të jetë infektuar kryeministri dhe kujt mund t’ia ketë transmetuar ai virusin?

Në ditët e fundit, Boris Johnson ka qenë në kontakt të ngushtë me zyrtarë të qeverisë, apo shkencëtarë me të cilët ka diskutuar rreth mënyrave të përballimit të situatës së krijuar nga pandemia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos