Sekuestrohen 3.5 kilogramë kokainë “shqiptare” në Brindisi, në pranga 4 persona

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 11:24 | Kronikë
Sekuestrohen 3.5 kilogramë kokainë “shqiptare” në

Policia italiane ka goditur një tjetër rast të trafikimit të drogave të forta, këtë herë, në zonën e Brindisit. Si pasojë e këtij operacioni, kanë përfunduar në pranga katër persona, përkatësisht, Tiziano Di Gioia, Andrea Di Gioia, Rocco Panettieri dhe Giuseppe De Falco.

Ndërkohë, është lëshuar urdhërarresti edhe për 21 persona të tjerë të dyshuar në këtë trafik, ndërsa gjatë aksionit në fjalë janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 2 armë gjahu dhe një shumë e madhe parash.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal furnizohej me kokainë kryesisht nga Shqipëria, ndërsa dorëzimi i drogës bëhej në një zonë e pashfrytëzuar, me kamionë të ardhur nga jashtë.

Hetimet kanë nisur që në shkurt të vitit 2019 nga Prokuroria e Brindisit dhe se dyshohet se në krye të organizatës ishin dy persona nga Tuturano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos