Iu infektuan lojtarët me koronavirus, UEFA ndëshkon Prishtinën

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 18:49 | Futboll
Iu infektuan lojtarët me koronavirus, UEFA ndëshkon Prishtinën

Prishtina është njohur pasditen e sotme me vendimin e UEFA-s për humbjen e ndeshjes në tavolinë ndaj Lincoln të Gjibraltarit.

Ky vendim vjen pasi ndeshja e planifikuar për t’u luajtur në Gjibraltar u shty dy herë, duke qenë se disa futbollistë të Prishtinës kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe autoritetet atje kishin urdhëruar karantinimin e skuadrës.

Kjo është hera e parë në historinë e futbollit që klubet penalizohen me humbje në tavolinë vetëm se futbollistët e tyre rezultojnë të infektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos