Tirana do të ndeshet me Crvena Zvezda-n mbrëmjen e së martës në stadiumin kombëtar në kryeqytet.
Një mungesë e madhe për bardheblutë në këtë takim do të jenë tifozët për shkak të pandemisë, por nëse nuk mund të jenë gjatë ndeshjes, “Tirona Fanatics” nuk mungojnë në stërvitjen e bardhebluve.
Me qindra tifozë kanë mbushur tribunën gjatë stërvitjes së fundit të skuadrës së Egbo, duke i dhënë një mbështetje të madhe lojtarëve për përballjen ndaj skuadrës serbe. (A2 Televizion)