PSG humbi finalen ndaj Bayern, tifozët i “vënë flakën” Parisit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 11:53 | Futboll

PSG nuk arriti të triumfojë në finalen e parë në historinë e tyre në Champions League mbrëmjen e së dielës, kur u mund 1-0 nga Bayern.

Me mijëra tifozë u mblodhën në Paris për të ndjekur këtë takim, duke thyer edhe rregullat e vendosura për të luftuar koronavirusin.

Por ndërsa në Lisbonë arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes, në Paris nisën trazirat. Me mijëra tifozë detyruan policinë të përdorte gaz lotsjellës e shkopinjtë e gomës për të shpërndarë tifozët, të cilët u bënë të dhunshëm.

Më shumë se 15 automjete u dëmtuan, disa prej të cilave iu vu zjarri. Të paktën 16 oficerë policie mbetën të plagosur, ndërsa 148 tifozë u vunë në pranga.

Një humbje që nuk mund të kapërdihej lehtë në Paris. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos