Izmir Smajlaj, djaloshi i artë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 12:34 | Sporte të tjera
Izmir Smajlaj, djaloshi i artë

Mbi 20 medalje të fituara, 7 rekorde kombëtare, u rikthye në aktivitet pas 6 muajve ku u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale në gju, për më tepër, në garat kombëtare pas një viti. Izmir Smajlaj, një kampion i vërtetë.

Në një intervistë për gazetarin Erald Kodhaj, Smajlaj tregon rrugëtimin e tij, por edhe se si ka kaluar problemet me dëmtimin.

“Mund të kisha bërë më mirë, por me këtë rezultat jam i treti në Europë. 2021 do jetë vit fenomenal dhe shpresoj të arrij 8 metër e 30. Në Austri gara ishte e çuditshme, njësoj si stërvitja te liqeni. Detyroheshim të paraqiteshim tre ore përpara, nuk na lejohej të dilnim në pistë për shkak të rregullave anticovid.

Shqipëria është me fat që është e hapur. Në Vjenë vuajta shumë, mbi të gjitha për ushqimin. Nuk mund të qëndronim as në hollin e hotelit. E merrnim bukën ta konsumonim në dhomë. Gjithçka ishte e mbyllur dhe shpesh blinim ushqime në dyqanet pranë karburanteve. Ishte vuajtje, por ne shqiptarët jemi mësuar me kushte të tilla edhe kjo na bën më të fortë”.

Më tej, ai shpalos edhe objektivat e ardhshëm. “Do të synojë medalje në Kampionatin Ballkanik, në Europianin në Poloni dhe të kualifikohem me rezultat në Olimpiadë. Në këtë mënyrë do të paraqitem si pretendentë në Tokio dhe të shpresoj për medalje olimpike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos