Sporti shqiptar në zi. Legjenda e basketbollit, Arben Fagu është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
65-vjeçari është një prej ikonave të sportit shqiptar, me një karrierë të shkëlqyer fillimisht si basketbollist dhe më pas si trajner i Partizanit.
Arbeni është pinjoll i familjes Fagu, i biri i Besim Fagut, një prej themeluesve të klubit Partizani dhe vëllai i legjendës së basketbollit, Agim Fagut.
Arben Fagu ka dhënë një kontribut të madh edhe për kombëtaren shqiptare të basketbollit. (A2 Televizion)