Izraeli frenon pandeminë, vaksinimi me dozën e tretë uli infektimet

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 11:15 | Bota
Izraeli frenon pandeminë, vaksinimi me dozën e tretë uli

Dozat përforcuese të vaksinës, pasaportat shëndetësore dhe mbajta e detyrueshme e maskës, ka dobësuar ndjeshëm pandeminë në Izrael, 4 muaj pas shpërthimit më të rëndë të rasteve në këtë vend. Vala e katërt e koronavirusit e nxitur nga varianti Delta, mbërtheu Izraelin në muajin qershor. Por në vend të që t’ i rikthehejë izolimit, qeveria vuri bast në dozën e tretë të vaksinës së Pfizer për të gjithë personat mbi 12 vjeç, e po ashtu përdorimi i detyrueshëm i certifikatës së gjelbër për të hyrë në restorante, dhe ambiente të tjera, madje edhe për fëmijët. Që prej fillimit të shtatorit, infektimet ditore kanë rënë me 80 për qind dhe rastet e rënda thuajse janë përgjysmuar.

“Po dalim nga vala e 4 katërt e pandemisë, pa asnjë ditë, mbylla çka është një arritje e jashtëzakonëshme”, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.

Strategjia “Të bashkëjetojmë me Covidin” e Izraelit, mbajti shkollat dhe ekonominë e hapur, edhe pse jo pa kosto e polemika. Ministria e Shëndetësisë prezantoi të enjten të dhënat e fundit për sigurinë dhe efektshmërinë e dozës përforcuese për një panel këshilluesish të FDA-së amerikane. Të dhënat tregojnë se mes personave mbi 60 vjeç, të parët që morën dozën përforcuese, infektimet kishin filluar të binin me shpejtësi dy javë pas dozës së tretë, ndërsa në grupmoshat e tjera infektimet rriteshin.

Aftësia e virusit për t’u përhapur kishte rënë ndjeshëm te secili grup pas dhënies së dozës së tretë. Thuhet gjithashtu se doza përforcuese, e aplikuar tek 1/3 e popullsisë, po rezulton efektive në reduktimin e rasteve të rënda te personat mbi moshën 40-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos