Ja çfarë pritet të vendosë Universiteti i Tiranës për provimet

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 21:14 | Aktualitet

A2 ka siguruar vendimet që do të merren pas disa ditësh në mbledhjen online të Senatit.

Kryetari i Senatit, Mynyr Koni, njëherësh Rektori i Universitetit, pritet të firmosë zhvillimin e provimeve online në çdo fakultet. Në ato lëndë që është i pamundur provimi online, kreditet do konsiderohen të marra dhe studenti nuk do të penalizohet.

Po ashtu Universiteti i Tiranës do t’i propozojë Ministrisë së Arsimit mosaplikimin e mesatares së diferencuar për degët e mësuesisë.

Sipas projektvendimit, nota mesatare për ciklin Bachelor duhet të jetë 6, njësoj si degët e tjera.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos