
Nisin punimet për zgjerimin dhe rikonceptimin e aeroportit të Kukesit. Terminali i dikurshëm tanimë nuk ekziston dhe në vend të tij pritet të ngrihet një tjetër më i madh me konstruksion metalik dhe lartësi 10 metra dhe me një sipërfaqe prej 2 000 metrash katrorë.
Aeroporti pritet të zgjerohet edhe në pjesën e pistës dhe terreneve ndihmëse dhe nga ky zgjerim preken rreth 30 familje të fshatit Shtiqën, të cilat duhet të shpronësohen, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë lek
Përfundimi i punimeve dhe vënia në punë e këtij aeroporti pritet të sjellë zhvillime pozitive në ekonominë e Kukësit. (A2 Televizion)