“Jam gjallë”, momenti prekës kur punëtori nxirret nga galeritë e përmbytura

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 12:12 | Bota

Punëtori i një termocentrali në Indi shpërtheu në ulërima gëzimi kur ekipet e shpëtimit e nxorën gjallë nga një tunel i përmbytur nga fatkeqësia që ndodhi pas çarjes së një dige për shkak të rënies së një akullnaje nga Himalajet.

Katastrofa ka vrarë të paktën 18 persona, ndërsa 200 të tjerë janë shpallur të humbur, përfshirë punëtorët e hidrocentralit të cilët u zhytën nga përmbytja.

Diga e shkatërruar bëri që uji të vërshonte mbi luginën në shtetin Utarakhand. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos