"Jam mirë, besoj"... Trump shtrohet në një spital ushtarak

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 13:55 | Aktualitet

Më pak se 24 orë pasi pohoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, ishin diagnostikuar me koronavirus, Presidenti amerikan, Donald Trump, doli ngadalë nga Shtëpia e Bardhë për t’u ngjitur në një helikopter që e çoi në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed”. Pak para mesnatës, mjeku i Presidentit, Dr. Sean Conley, dha detaje mbi gjendjen shëndetësore të Trump, duke thënë se ai po ia dilte mirë, nuk po merrte oksigjen shtesë dhe si masë paraprake kishte përdorur dozën e parë të Remdesivir, e cila ka përshpejtuar kohën e rikuperimit për disa pacientë me koronavirus. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, shtoi se kishte rekomanduar lëvizjen e Presidentit nga Shtëpia e Bardhë në Walter Reed, pas një konsultimi me specialistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos