Një protestë kundër bombardimeve izraelite ndaj popullit palestinez është mbajtur pasditen e sotme në kryeqytet, në sheshin "Skëndërbej".
Me flamuj dhe pankarta si “Free Palestine” dhe “Jam Palestina, a më dëgjon?”, qytetarët kanë kërkuar fundin e dhunës që prej ditësh ka përfshirë Lindjen e Mesme. (A2 Televizion)