James Rodriguez braktis Katarin, kthehet në Evropë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2022, 13:24 | Futboll
James Rodriguez braktis Katarin, kthehet në Evropë

James Rodríguez do të largohet nga Katari për t'u rikthyer në Evropë. Kolumbiani do të firmosë me Olympiacos, skuadër që ka arritur marrëveshje me Al Rayyan për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Sipas “AS”, James do të jetë në huazim, me pagën që do të ndahet mes dy klubeve. Ish-lojtari i Realit ndodhet tashmë në Athinë për të kaluar ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re.

Në Katar, 31-vjeçari luajti 16 ndeshje dhe tani, te grekët e Olympiacos, do të bashkohet me Marcelon, me të cilin ka luajtur te Real Madrid për 6 vite (2014-2020). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos