Janë ngarkuar në Shqipëri, kamionët me targa serbe bllokohen edhe në Morinë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 15:50 | Aktualitet
Janë ngarkuar në Shqipëri, kamionët me targa serbe bllokohen

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të bllokuar kalimin e çdo mjeti të transportit me targa serbe nëpërmjet territorit të Kosovës, ka dhënë efektet edhe në transportin e mallrave të ngarkuar në vendin tonë me destinacion Kosovën apo transit nëpërmjet saj.

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës, janë 10 kamionë me targa serbe që nuk lejohen të kalojnë edhe pse një pjesë e tyre i kanë ngarkesat për në Kosovë.

Përveç shoferëve të kamionëve, edhe dërguesit dhe pritësit e mallrave apelojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate të cilën e cilësojnë absurd, duke e bërë tregtinë si viktimë të politikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos