Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm, lëshohet alarmi për cunam

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 16:40 | Bota

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,3 goditi brigjet e Fukushimës në veri të Japonisë mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa autoritetet lëshuan edhe një paralajmërim për cunam.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë zonës ku u regjistrua tërmeti i fuqishëm me magnitudë 9 i shkallës rihter 11 vite më parë.

Agjencia e paralajmërimit të cunameve njoftoi se dallgët mund të arrijnë deri në një metër në bregun e Miyagi dhe Fukushima-s.

Tërmeti i fundit është ndjerë në pjesën më të madhe të veriut dhe lindjes së Japonisë, deri në Tokio, ku ndërtesat u tronditën fuqishëm, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/16/termeti-shkundi-japonine-publikohet-pamjet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos