Ndërsa jashtë ishte rrethuar nga tymi, Parlamenti vazhdoi normalisht punimet. Gramoz Ruçi vijoi normalisht seancën, e cila u zgjat përtej parashikimeve.
Edhe pse fillimisht shumë pak deputetë kishin kërkuan fjalën për t’i dhënë mesazh opozitës, të gjitha ligjet e votuara u shoqëruan me fjalime të socialistëve.
Kuvendi miratoi shtimin e stafit për KLGJ e KLP, ligjin për titujt e pronësisë në tokën bujqësore, zgjodhi kryetarin e ri të bordit të Entit Rregullator të Energjisë.
E ndërsa jashtë, policia konfrontohej me deputetët e dorëhequr të opozitës, Gramoz Ruçi njoftoi kalimin tek PS të deputetit të PDIU, Dritan Bici. (A2 Televizion)