Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

Nga Ornela Joti
27 Nëntor 2026, 14:13 | Politikë

Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy

Adriatik Lapaj mbërriti në KQZ me një furgon të ngarkuar me dosje, ku deklaroi se kishte grumbulluar 107 mijë firma, përmes të cilave kërkon zhvillimin e një referendumi popullor për shfuqizimin e dy ligjeve.

Nëse nisma miratohet, synimi është që kjo procedurë të shërbejë si precedent edhe për raste të tjera.

Tashmë, KQZ-ja do të verifikojë vlefshmërinë e mbi 107 mijë firmave të depozituara nga grupi nismëtar.

Nëse plotësohen kushtet ligjore, kërkesa do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë nëse çështja e propozuar për referendum është në përputhje me Kushtetutën dhe nëse mund të zhvillohet votimi popullor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos