
Kategoria Superiore vijon sot me takimet e tjera të javës së 29.
Kukësi, skuadra e vendit të dytë në tabelën e renditjes do të ndeshet me Flamurtarin e vendit të fundit, edhe kjo, skuadër e rënë matematikisht nga Superiorja. Fitorja për ekipin e Orges Shehit është detyrim në këtë përballje.
Tirana kryesuese e kampionatit, udhëton drejt Durrësit atje ku do të gjejë Teutën, me misionin e vetëm, fitore dhe shkëputje nga ndjekësit e Kukësit.
Vllaznia do të presë në Shkodër, Bylisin, një duel prej dy rivalësh me objektiva të njëjtë, shmangien e zonës "play out". Ky do të jetë testi i parë në kampionat, për trajnerin e ri të kuqebluve, Hysen Dedja.
Në Korçë, Skënderbeu luan përballë Laçit, i cili kërkon me vendosmëri një vend në kupat e Europës për vitin e ardhshëm. (A2 Televizion)