Java e modës në burgun brazilian

Nga A2 CNN
26 Maj 2019, 17:14 | Fotolajme

Zakonisht, në javën e modës në Brazil ndjekësit janë mësuar të shohin modelet më të mira dhe stilistët më në zë të botës, por këtë javë, pasarela u zhvendos nga qendra luksoze e Sao Paulos, në burgun e sigurisë së lartë “Adriano Marrey”.

Hekurat e qelive u bënë ambienti ku u improvizua pasarela teksa modelet ecnin me krenari duke treguar veshjet e dizajnuara enkas për to. E veçanta ishte se, si modelet, ashtu edhe stilistët, vuanin dënimin në këtë burg.

Java e modës është pjesë e një programi të hartuar për rehabilitimin e të burgosurave. Ata gjithashtu mund të regjistrohen në kurset e rrobaqepësisë, ku për çdo 12 orë mësim iu hiqet një ditë nga dënimi që duhet të vuajnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos