Dolce& Gabbana u bë bashkë me yllin e televizionit Kim Kardashian, në javën e modës në Milano, me shtëpinë italiane të modës që prezantoi koleksionin e ri për femrat.
Ajo që ishte ideuar, ishte risi. Në ekranin e madh në fund të pasarelës, u shfaq një video bardhezi e Kim Kardashian, duke ngrënë spageti, me modelet që prezantonin veshjet e koleksionit të ri, me fustanet korse, bluza të shkurtra e pantallona me bel lartë.
























Fjalë kryesore e koleksionit të ri pranverë/verë 2023 ishin këmishat dhe xhinset. Në varëset që modelet mbanin në qafë, ishte shkruar KIM ose LOVE.
Ngjyrat paletë ishin të përzgjedhurat e Dolce & Gabbana për sezonin e ardhshëm pranverë/verë, kryesisht e bardha dhe argjendi i shndritshëm, me printe leopardi.
Në fund të shfaqjes, stilistët dolën mbi pasarelë, bashkë me Kim Kardashian, imazhin e tyre kryesor, veshur me një fustan të zi që shkëlqente. (A2 Televizion)