Java e modës në Milano, Valentino prezanton koleksionin në fonderi

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 11:38 | Showbiz
Java e modës në Milano, Valentino prezanton koleksionin në

Valentino e shkëmbeu sfondin magjik të qendrës së Parisit, me një ambient industrial në periferi të Milanos për të prezantuar koleksionin e tij të fundit.

Në një shfaqje të rrallë live, në kohët e pandemisë së COVID-19, përpara një audience të reduktuar me maska e distancim, disenjatori, Pierpaolo Piccioli, zgjodhi modelë jo profesionistë për të prezantuar krijimet më të reja pranverë-verë 2021.

Bëhet fjalë për 66 të rinj, të zgjedhur në rrugët e Milanos, Parisit dhe Londrës që sollën diversitet në pasarelën e pazakontë, ku parakaluan me fustanë të shkurtër bardhë e zi, robdishane me ngjyra të ndezura, pardesy mëndafshi me lule e po ashtu veshje me dantella e grep.

https://a2news.com/2020/09/26/java-e-modes-ne-milano-versace-prezanton-koleksionin-e-ri-pranvere-vere-2021/

Xhinset ishin gjithashtu pjesë e koleksionit, në kuadër të një projekti bashkëpunues me Levis. Për Valentinon, kjo ishte hera e parë që prezantonte një koleksion në Milano.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos