Java e modës në New York, Michael Kors prezanton koleksionin e ri 2019/2020

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 13:43 | Showbiz
Java e modës në New York, Michael Kors prezanton koleksionin e ri

Ishte radha e Michael Kors për të prezantuar në Javën e Modës në New York, koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2019-2020. Artisti, lindur në New York, u frymëzua nga optimizmi që karakterizon amerikanët dhe shpreson që këtë mesazh ta përcjellë edhe përmes koleksionit të tij që njerëzit të mos harrojnë kurrë që të bashkuar mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

60-vjeçari kishte zgjedhur një magazinë të madhe në Bruklin për të ngritur pasarelën e tij, një godinë që qëndron në këmbë që prej Luftës së Dytë Botërore

“Kjo është dita për optimizmin amerikan në botë. Mendoj se tani ka shumë negativitet, kudo. Mendoni çfarë I ka ndodhur femrës që prej luftës së dytë botërore, ndaj në këtë koleksion ka pak edhe nga vitet ’40”, u shpreh stilisti i njohur.

Kors ka menduar për femrën në 24 orë të ditës. Sipas stilistit, femra tashmë duhet veshur, lehtë, por për të treguar edhe forcën.  Ai rikthen këtë sezon kostumet praktike dhe fustanet me lule, pika apo viza e sigurisht ngjyrat.

Edhe Carolina Herrera prezantoi koleksionin e ri në Javën e Modës në Nju Jork, ku spikasin ngjyrat e padyshim lulet e pikat.  Pasarela ishte ngritur brenda kopshteve “Battery garden”, një ide kjo e Ëes Gordon, drejtorit kreativ, si një përshtatje e koleksionit të ri me natyrën.

“Koleksioni është në fakt, një çelje. Fenomeni tipik botanik që ndodh në maj, prill e qershor. Ndaj, nuk mund të mendoja për një vend tjetër veç këtij. Kemi sjellë një koleksion me lule të mëdha e me fustane polka. Pikat janë stili i Carolina Herrera. Koleksioni i përshtatet çdo mosh edhe të gjitha masave”, u shpreh drejtori kreativ i sfilatës.

Michael Kors dhe Carolina Herrera mbyllën edhe javën e modës në Nju Jork, pas 5 ditësh intensive mode dhe spektakli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos